Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon kryeministrin e Malit të Zi, projekti i ri për të cilin folën


Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, presidenti Ilir Meta ka takuar kryeministrin malazes Dushko Markoviç. Gjatë takimit, Meta dhe Markoviç kanë folur për komunitetin shqiptar që jetonin në Mal të Zi.

“Mirëprita me shumë kënaqësi angazhimin e Kryeministrit malazez, Dushko Markoviç për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për projektet e reja konkrete që do të nisin së shpejti në mbështetje të zonave në Malin e Zi ku banojnë shqiptarët. Mbështesim me vendosmëri rrugën e qartë europiane dhe euro-atlantike që ka zgjedhur Mali i Zi.”, shkruan Meta, i cili ka publikuar edhe një foto të këtij takimi.

Ditën e djeshme, presidenti Meta nisi një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.

“Shumë i lumtur të vizitoj zyrtarisht Malin e Zi dhe të zhvilloja me Presidentin, Milo Gjukanoviç një takim të shkëlqyer! 
Forcimi edhe më shumë i marrëdhënieve dypalëshe, integrimi edhe më i plotë i shqiptarëve të Malit të Zi, si dhe kursi europian dhe euro-atlantik i rajonit, në interesin më të mirë të përbashkët.”, tha Meta pas pritjes që Gjukanoviç i bëri.

Pas presidentit malazes, Meta takoi dhe kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç.

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe të ndanim së bashku bindjen mbi rëndësinë e madhe të forcimit të marrëdhënieve midis dy Parlamenteve dhe rolit të madh që ato kanë për t’i dhënë impulse të reja raporteve të shkëlqyera mes vendeve dhe popujve tanë.
Theksova se çdo reformë zgjedhore në Malin e Zi duhet të ketë në konsideratë përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në nivel qendror dhe lokal.”, tha Meta.

Me rastin e vizitës së Metës, rrugët e Podgoricës u veshën dje me flamujt kuqezi si asnjëherë tjetër, në nder të presidentit shqiptar.

Në mediat malazeze qarkullojnë edhe fotot, që tregojnë atmosferën e krijuar në kryeqytetin malazez, ku jetojnë edhe shumë shqiptarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *