Vendosni fjalën kyçe....

Man.United i le rrugën e lirë Barcelonës, tërhiqet nga gara për blerjen e De Ligt


Manchester United tërhiqet nga gara për blerjen e Matthijs de Ligt. Lajmi bëhet i ditur nga “Sky Sport News”, që mohoi lajmet e publikuara orët e fundit nga disa tabloidë britanikë, që flisnin për një ofensivë të “Djajve të kuq” për De Ligt, duke ofruar 65 milionë paund për kartonin e tij.

Edhe pse 19 vjeç, De Ligt ka qenë gjithnjë titullar tek Ajaxi në 3 sezonet e fundit, duke u bërë edhe kapiten i kësaj skuadre, që këtë vit fitoi kampionatin dhe kupën në Holandë. Po kështu, ai ishte një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Ajaxit në Champions League, ku u eliminua në mënyrë dramatike në gjysmëfinale nga Tottenhami.

Sipas “Sky Sports”, destinacioni i De Ligt duket se do të jetë Barcelona. Vet presidenti i klubit katalanas, Bartomeu, pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit deklaroi se Barcelona do të largojë lojtarë dhe do të sjellë emra të rinj.

Lëvizjen e parë, Barcelona e bëri në janar, teksa arriti të sigurojë shërbimin e De Jong po nga Ajaxi, për 65 milionë paund, e tani duket se radhën do ta ketë De Ligt, gjithnjë sipas “Sky Sports”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *