Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët banesa muzeale në Gjirokastër, zjarri dyshohet se u ndez nga vajza e shtëpisë


Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një banesë muzeale dy katëshe në qytetin e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dunavat, ku zjarri dyshohet se është ndezur nga vajza e pronarit të banesës, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Në datën 15.04.2022, rreth orës 10:20, në lagjen ‘Dunavat i Dytë’, Gjirokastër, është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit S. M.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.”– bën me dije policia.

Për fat të mirë nuk ka persona të dëmtuar, por ka dëme të konsiderueshme materiale.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.