Vendosni fjalën kyçe....

PD zgjedh krerët e degëve në Fier, Fushë Krujë e Selenicë


Degët e PD-së në Fier, Fushë Krujë e Selenicë kanë zgjedhur krerët që do i drejtojnë për katër vitet në vijim.

Në Fier gara ka qenë më e ekuilibruar duke qenë se Rrapi Gjika ka fituar me 56% të votave.

Në Fushë Krujë është konfirmuar Agron Loka me 92% të votave ndërsa në Selenicë është zgjedhur Leonard Rakipaj me 76% të votave.

Njoftimi i Partisë Demokratike

“Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është përmbyllur procesi zgjedhor në tre degët e PD Fier, Selenicë dhe F. Krujë.

Procesi i votimit u mbyll në orën 18.00.

Pas numërimit  të fletëve të votimit, Kryetarë të degëve të PD shpallen si më poshtë vijon:

  1. PD Fier, z. Rrapi Gjika me 56% të votave
  2. PD Selenicë, z. Leonard Rakipaj me 76% të votave
  3. PD Fushë-Krujë, rikonfirmohet z. Agron Loka me 92% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit ‘një anëtar një votë’, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.”