Vendosni fjalën kyçe....

Nuk i ka parë prej muajsh, princin Charles e ka marrë malli për nipërit e mbesën


Princi Charles është shprehur se është ‘jashtëzakonisht i trishtuar’ që nuk ka mundur dot të shohë familjen e tij në disa muaj për shkak të pandemisë.

Princi i Uellsit, u hap për vështirësitë e karantinës nga shtëpia e tij në Aberdeenshire, në një intervistë të re për “Sky Neës”.

Trashëgimtari i fronit tha se ai dëshiron t’u japë një përqafim familjarëve të tij, dhe përmendi mes tyre babanë e tij princin Philip, si dhe nipërit e mbesat e tij.

Kur e pyetën për ndarjen nga familja e tij, duka i Edinburgh-ut tha: “Epo është jashtëzakonisht trishtuese, e lëre më për miqtë. Por fatmirësisht të paktën ju mund të flasni me ta në telefon. Por nuk është njësoj, apo jo? Me të vërtetë ju doni t’i jepni një përqafim njerëzve.  Unë i kuptoj plotësisht zhgënjimet, vështirësitë, pikëllimin dhe ankthin e shumë njerëzve.”

Ai vazhdoi: “Unë nuk e kam parë babanë tim për një kohë të gjatë. Ai do të jetë 99-vjeç javën tjetër, kështu që po… ose nipërit e mi ose ndonjë tjetër.”

Princi Charles më pas tregoi se kishte komunikuar me ta në “Facetime”, por përsëri kjo nuk mjaftonte. Ai tha se po përpiqet të bëjë çmos për të ndihmuar dhe inkurajuar njerëzit që të komunikojnë me njëri-tjetrin, por të mos e bëjnë këtë duke shkatërruar gjithçka është bërë deri më tani lidhur me përpjekjet për të frenuar pandeminë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *