Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit zhvillon zgjedhje në Fushë Krujë, rizgjidhet sërish drejtuesi aktual


Komisioni i Rithemelimit ka zhvilluar zgjedhje për kreun e degës në Fushë Krujë.

Në këto votime kanë marrë pjesë 440 demokratë.

Në fund, kreu aktual i PD-së, Agron Loka ka fituar një mandat tjetër me 408 vota.

Rivali i tij, Aqif Mesi ka marrë 24 vota, ndërsa 8 vota janë shpallur të pavlefshme.

Këto zgjedhje nuk njihen nga krahu tjetër në PD të cilët i konsiderojnë të njëanshme.

PD-ja ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët midis dy grupimeve ku janë përfshirë edhe në një procedurë gjyqësore.