Vendosni fjalën kyçe....

Policia britanike ngjyros makinat me ngjyrat LGBT, kritikohet nga qytetarët


Duke u përballur me një epidemi të sulmeve me thikë e ngjarjeve të tjera kriminale, policia britanike është kritikuar për dhënien e përparësisë së fushatës në rrjetet sociale, duke pikturuar ngjyrat LGBT makinat e tyre për të nxitur më shumë raportimin e ‘krimeve të urrejtjes’.

Qëllimi i të ashtuquajturave ‘makina të krimit të urrejtjes’ është të frymëzojë më shumë besim tek viktimat homoseksuale dhe transgjinore që të denoncojnë sulmet ndaj tyre.

Policia britanike promovoi ndryshimet e ngjyrave të makinës në një postim në Instagram në fillim të këtij muaji, duke pyetur ndjekësit nëse kishin parë makina të tilla apo e dinin pse ekzistonin.

“Makinat janë atje në komunitetet në patrullën e zakonshme të policisë vetëm për t’i treguar komunitetit që ne duam që ju të denoncon krimet e urrejtjes,” tha shefja e policisë, Julie Cooke.

“Jemi atje për t’u përpjekur dhe për t’i dhënë besim komunitetit tonë LGBT+, por edhe grupeve të tjera të nënpërfaqësuara.”

Ndërkohë qytetarët në rrjetet sociale kanë kritikuar policinë për fushatën në fjalë duke i bërë thirrje që të luftojë krimin në rritje.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani