Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat e sigurisë nga SPAK për policët e pikës kufitare Morinë


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme për efektivët e policisë në Pikën Kufitare në Morinë.

Gjykata la në burg 19 efektivë, në arrest shtëpie 8 policë dhe 4 të tjerë i pezulloi nga detyra.

Punonjësit e policisë akuzohen nga SPAK se kryenin regjistrime fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS.

Gjithashtu ata akuzohen se merrnin ryshfet në këmbim të kalimit të mallrave kontrabandë, favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, po ashtu nëpërmjet ryshfetit lejonin trafikimin e automjeteve, sendeve të tjera të kundërligjshme.

Policët e arrestuar

  1. Laert Sulo (Burg)
  2. Ani Haxholli (Burg)
  3. Emilton Asllanaj (Burg)
  4. Halim Shehu (Burg)
  5. Arben Kastrati (Burg)
  6. Arjan Sokoli (Burg)
  7. Dashnor Braha (Arrest shtëpie)
  8. Elidjana Toçilla (Arrest shtëpie)
  9. Endrit Uka (Arrest shtëpie)
  10. Fatri Iseberi (Burg)
  11. Fatri Braha (Burg)
  12. Gëzim Duraku (Arrest shtëpie)
  13. Haqif Halilaj (Arrest shtëpie)
  14. Kapllan Dogjani (Burg)
  15. Sazan Ibra (Arrest shtëpie)
  16. Mimoza Shahinaj (Arrest shtëpie)
  17. Muhamet Cengu (Burg)
  18. Urim Lami (Burg)
  19. Rezarta Lako (Arrest shtëpie)
  20. Vehbi Nerguti (Burg)
  21. Xhuljana Maksutaj (Arrest shtëpie)
  22. Bedri Duraku (Burg)
  23. Arben Goçi (Burg)
  24. Reni Dokolli (Burg)
  25. Shpëtim Cenaj (Arrest shtëpie)
  26. Atli Jashari (Arrest shtëpie)
  27. Xhaferr Elezi (Arrest shtëpie)

Të pezulluar nga detyra:

  1. Fran Kacorri
  2. Arta Rredhaj
  3. Avni Tershalla
  4. Sule Onuzi