Vendosni fjalën kyçe....

Man.City dhe Liverpool ndahen në barazim


Liverpool dhe Manchester City nuk kanë shkuar përtej barazimit në supersfidën e javës në Premier Ligën angleze.

Skuadrat ndanë një pikë ditën e sotme duke e lënë duelin për titullin në përballjet me skuadrat e tjera.

“Qytetarët” kaluan të parët në avantazh me De Bruyne në minutën e 5 të pjesës së parë. Pas 8 minutash Liverpool shënoi për të rikthyer ekuilibrat me Diogo Jotën.

Në minutën e 36 Jesus i dha sërish avantazhin Man.City duke e mbyllur fraksionin e parë në fitore.

Menjëherë me fillimin e pjesës së dyrë Liverpool barazoi sërish për ta mbyllur në barazim sfidën.

City qëndron në krye të Premier Ligës një pikë më shumë se Liverpool.