Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në një hotel në Tushemisht


Banorët dhe pushuesit në Tushemisht sot janë zgjuar të tmerruar nga disa të shtëna me armë zjarri.
Policia thotë se është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.
Por ende nuk dihet se kush ka qëlluar.

“Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.”, njofton policia.

Ndërkohë uniformat blu po punojnë intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *