Vendosni fjalën kyçe....

“Dhe pastaj ata njerëz me duart të pastra do t’i thërrasin këta me duart të pista” – Rama kërcënon gjyqtarë e prokurorë


Kryeministri Rama tha në seancën e sotme në Kuvend se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar se nuk do i shpëtojnë burgut.

Ai shtoi se të gjithë ata që nuk e kanë kaluar vetingun do thirren për të dhënë llogari për pasurinë e tyre dhe nëse s’e justifikojnë do përfundojnë pas hekurave.

‘Këto janë çështje të institucioneve të drejtësisë së pavarur, që ne po ndërtojmë. Vetingu nuk është gjykatë që të çon në burg, është një proces që vendos që je në rregull, i ke duart e pastra për të marrë atë çekiçin dhe për t’i rënë çangës, apo i ke duart pis dhe del nga sistemi. Dhe pastaj ata njerëz me duart të pastra do t’i thërrasin këta me duart të pista dhe do u thonë se ‘ka ardhur dita të provoni se pasuritë i ke bërë me djersën e ballit, ndryshe jo vetëm që nuk të takojnë, por nuk je më për të fjetur në shtëpi, por do shkosh të flesh me shokët, me ata që ke bërë pasuritë’, tha kryeministri.

Rama tha gjithashtu se mund ta hetonte pasurinë e tij dhe se nuk po e bën qeveria kontrollin e pasurive duke sulmuar ato media e analistë që sipas tij paguhen nga krimi i organizuar për t’u bërë avokatin.

‘Ka një tjetër zhurmë të madhe nga ata që e kundërshtojnë paketën, nga media e analistë që paguhen nga krimi i organizuar për t’iu bërë avokatin, dhe thonë ‘pse nuk e filloni nga vetja, nga Surreli’. E di që më doni në burg, por nuk mund të hetoj unë pasurinë time, pra nuk jemi ne që e bëjmë këtë. Inspektorati i Deklarimit të Pasurive është aty për të kontrolluar pasurinë tonë. Nuk është policia që duhet të kontrollojë pasuritë e politikanëve apo të gjykatësve. Nuk është qeveria, larg qoftë, që duhet të kontrollojë pasuritë e politikanëve apo gjykatësve, se nuk jemi në vitin 1945.’ – tha kreu i qeverisë.

Ai theksoi gjithashtu se të gjithë personat të cilëve po uy kërkohet të justifikojnë pasuritë janë të dënuar për vepra të rënda penale dhe duhet të tregojnë burimin e tyre, në të kundërt do u sekuestrohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *