Vendosni fjalën kyçe....

Ndalimi i qeseve plastike/ Kumbaro: Nga 1 qershori t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, do rrisim gjobat


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka deklaruar se duke nisur nga 1 qershori qeveria do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike.

Gjatë fjalës së saj në panelin për mjedisin në fazën e parë të Kongresit të PS-së, Kumbaro kujtoi vendimin e 17 Marsit për ndalimin e qeseve plastike ndërsa i quajti ato ndotësit më të mëdhenj të lumenjve.

Kumbaro gjithashtu paralajmëroi se gjobat për shkelësit do të rriten.

“Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve.

Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese. Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qëndrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë.”- deklaroi ministrja Kumbaro.