Vendosni fjalën kyçe....

Mësuesja nga Teksasi pretendon se 20 nga 32 nxënës të klasës së katërt kanë pranuar se janë LGBTQ


Një mësuese nga Teksasi pretendoi se 20 nga 32 nxënësit e saj të klasës së katërt i pohuan asaj se janë LGBTQ, sipas mesazheve të brendshme nga distrikti, të rishikuara nga Daily Caller.

Shkolla fillore ‘Blackshear’ e Distriktit të Pavarur të Shkollës Austin organizoi një paradë LGBTQ për nxënësit e shkollave fillore, të cilën drejtori i shkollës e quajti ‘Wellness Walk’, sipas mesazheve të brendshme të marra fillimisht nga llogaria në Twitter, ‘LibsofTikTok’.

Një mësuese filloi të kundërshtonte këtë organizim duke thënë se parada duhet të quhej me emrin e saj të vërtetë sipas asaj që përfaqëson duke kërkuar që ajo të quheq ‘Parada e Krenarisë’.

“Mendoj se është e papërshtatshme që paradën tonë këtë mëngjes ta quajmë ‘Wellness Walk’. Ndërsa e kuptoj që ‘Wellness Walk’ është diçka që më parë ishte në lëvizje për të promovuar shëndetin dhe është diçka që ne duam të vazhdojmë, ajo me të vërtetë largon përvojën e festimit të Pardës së Krenarisë.” – tha mësuesja.

“Aleanca juaj duhet t’ju çojë gjithmonë drejt aktivizmit, të flisni dhe të luftoni për atë që është e drejtë, edhe kur ndiheni të pakëndshëm. Ne nuk mund të zgjedhim brenda dhe jashtë hapësirave tona të protestës.”

Mësuesja vazhdoi duke thënë se nga 32 nxënësit që ajo jep, ‘20 prej tyre janë LGBTQIA+ dhe e pranë pranuar këtë para meje’.

“Unë mendoj se ne duhet të bëjmë më mirë.” – tha mësuesja.

“Për të konfirmuar nxënësit tanë, mendoj se do të ishte e përshtatshme dhe e drejtë të shpallim publikisht se ajo që zhvilluam këtë mëngjes ishte një Paradë Krenarie.” – shtoi ajo.

Drejtori Rick Garner u sqaroi prindërve dhe stafit se parada nuk ishte një ‘shëtitje mirëqenieje’, por një Paradë Krenaria, sipas një emaili të siguruar nga Daily Caller.

“Faleminderit për pjesëmarrjen në Paradën tonë të Krenarisë këtë mëngjes.” – thuhet në email.

“Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të ngatërroj stafin ose nxënësit duke e quajtur Paradën tonë të Krenarisë një shëtitje mirëqenieje. Objektivi ynë ishte të kremtonim dallimet dhe të promovonim gjithëpërfshirjen.”

Distrikti shkollor i Pavarur i Austin u përball me reagime së fundmi pasi një fletushkë e javës së Krenarisë në shkollën fillore u kërkoi nxënësve pesëvjeçarë të mbanin ‘sekrete’ bisedat mbi temat LGBT.

“Kjo nuk do të thotë që mos u tregoni prindërve tuaj. Çdo prind ka të drejtën të zgjedhë nga këto aktivitete. Të gjithë, jo vetëm prindërit, kanë qasje në materiale.” – tha specialisti i marrëdhënieve me median i distriktit.

Shkolla Fillore ‘Blackshear’ nuk iu përgjigj kërkesës së Daily Caller për koment.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Caller