Vendosni fjalën kyçe....

“Një maloke më pak”- Berisha mbështet protestën qytetare kundër diskriminimit krahinor përballë organeve të vettingut


Sali Berisha ka njoftuar protestë kundër diskriminimit krahinor në sistemin e drejtësisë.

“Protestë e fuqishme qytetare kundër diskriminimit racor, fetar, krahinor nga zyrtarët bandit të narkoshtetit të Edi Ramës”-shkruan Berisha.

Protesta është thirrur përpara organeve të vettingut në vijim të skandalit në të cilin është përfshirë trupa e vettingut e cila përkatësisht Genta Bungo ka kërkoi largimin e Prokurores Elisabeta Imeraj duke thënë “një maloke më pak”.

Hashtag.al ka publikuar edhe dokumentet e gjyqtarit Bledar Abduallai i cili në ankesën e tij për rivlerësim shkruante se ndaj personit të lidhur me të, zonjën Osmanaj, këshilltari pranë OMN-së kishte thënë: “U bë kjo tropojania e Viçidolit të ketë pasuri”.