Vendosni fjalën kyçe....

Shembet shtëpia e Pablo Escobar-it në Kolumbi (VIDEO)


Shembet shtëpia e Pablo Ecsobar në Medellin. Autoritetet në Kolumbi kanë përdorur 180 detonatorë për prishjen e një ndërtese gjashtë-katëshe që Pablo Escobar dhe familja e tij dikur e quanin “shtëpi”.

“RT” shkruan se struktura masive e betonit ishte e pabanuar për më shumë se 30 vjet, pasi ndërtesa u bë objekt i një sulmi me bombë në 1988-ën.

Mbi 1,5000 njerëz që banonin në ndërtesat pranë shtëpisë së Escobar, u evakuuan dje pasi autoritetet krijuan një zonë sigurie prej 100 metrash për prishjen e ndërtesës.

Në orën 11:53, ndërtesa në lagjen Poblado u zhduk, duke ngritur një re të trashë pluhuri në ajër para qindra dëshmitarëve.

Autoritetet shpresojnë të përdorin hapësirën ku ndodhej shtëpia për të ndërtuar një park, si formë nderimi për viktimat e luftës kundër drogës në vend.

“Sot, ajo ndërtesë bie dhe fillon shpresa”, tha presidenti kolumbian Ivan Duque në një deklaratë televizive.

“Është e pamundur të ndryshosh të kaluarën, por mund të ndërtosh një të tashme më të mirë dhe një të ardhme më të mirë.”, shtoi Duque.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *