Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj ankimon vendimin e gjykatës për miratimin e Statutit të Berishës


Vetëm 10 ditë pasi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës të drejtojë Partinë Demokratike duke njohur ndryshimet e bëra në Statut më 11 dhjetor, PD-ja e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj e ka ankimuar këtë vendim.

PD kërkon prishjen e vendimit që i jep drejtimin e partisë Grupit të Rithemelimit.

Kujtojmë se një ditë pas vendimit të gjykatës, PD kallëzoi në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri për shpërdorim detyre.