Vendosni fjalën kyçe....

Majko rikthehet në Kuvend, pranon mandatin e lënë nga Bllako


Ish-kryeministri Pandeli Majko do rikthehet në Kuvend.

Ai ka pranuar mandatin e lënë nga Alqi Bllako, i cili hoqi dorë nga mandati i tij si deputet i PS-së pas arrestimit mes hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

Majko ka dorëzuar formularin e Dekriminalizmit në KQZ e pas përfundimit të procedurave pritet të rikthehet në Kuvend.

Majko u rendit një vend poshtë Bllakos në listën e Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.