Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme lë në burg Alqi Bllakon (Vendimi)


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-deputetin Alqi Bllako.

Seanca u zhvillua ditën e sotme që prej orës 11:00.

Alqi Bllako gjatë seancës gjyqësore

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi që ndaj Alqi Bllakos të vijojë masa e sigurimit personal e arrestit me burg.

Bllako akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsionit pasiv I funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”.

Akzuat për Bllakon janë ngritur nga SPAK lidhur me procedurën e inceneratorit të Elbasanit.