Vendosni fjalën kyçe....

PS rrëzon propozimin e opozitës për anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH


Shumica ka rrëzuar propozimin e opozitës për anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. 

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tregoi rezultatin e votimit për kandidaturën e Mateo Spahos në këtë post ku propzimi i PD u rrëzua nga Komisioni i Ekonomisë me 10 vota kunsër dhe 6 pro. 

“Komisioni i Ekonomisë lidhur me propozimin e kryetari të grupit parlamentar të PD ka vijuar mbledhjen me dëgjesën e kandidaturës që u propozua dhe sipas raportit  me 10 vota dhe 6 kundër komisioni vendosi se kandidatura e Mateo Spaho nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në ligjin për BSH dhe ky raporti i është përcjellë seancës plenare”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.