Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan premton 500 banesa për të prekurit nga tërmeti


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan paraljmëroi se do i vijë në ndihmë Shqipërisë me procesin e rindërtimit duke premtuar 500 objekte për banim.

Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi“-raporton Anadolu Agency.

Në vend menjëherë pas tërmetit erdhën në ndihmë edhe një njësi turke e kërkim shpëtimit e cilia ndihmoi në nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

Tërmeti i datës 26 nëntor la pasoja të rënda si në njerëz ashtu edhe në ndërtesa dhe procesi i rindërtimit dhe sigurimi i strehave është një proces kërkon angazhim të madh monetar për përmbushjen e plotë në të gjitha zonat pasi edhe përmasat e shkatërimit shtrihen në disa qarqe.