Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pas mbledhjes së grupit parlamentar: Vendimi që pretendon Alibeaj është nul, demokratët kanë folur më 11 dhjetor e 6 mars


Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur kreut të komanduar të PD-së Alibeaj i cili tha pak para tij se ai nuk ishte pjesë e grupit parlamentar të partisë.

Berisha tha pas përfundimit të mbledhjes se vendimi i shprehur nga Alibeaj nuk ka asnjë vlerë dhe është nul qoftë sipas ligjeve të vendit, qoftë sipas atyre të PD-së.

Ai theksoi se demokratët do diskutojnë me njëri-tjetrin për të gjetur rrugët e bashkimit. Lidhur me çështjen e shpalljes ‘non grata’ ai tha se për këtë gjë demokratët kanë folur më 11 dhjetor e me 6 mars.

Vendimi që pretendon z.Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe ligjet e PD-së. Të krahasosh fituesin me humbësin është një gabim i madh. Alibeaj nuk është grupi por kryetar i përkohshëm grupi derisa të dalin organet e reja të partisë. Grupi do të diskutojë, do të ketë mbledhje. Është rast unik që PD-ja të bashkohet me diversitetin e saj. Ka diversitet, që e bën edhe më demokratike PD. Kjo është e vërtetë. Demokratët kanë folur për çështjen e shpalljes non grata, kanë folur me 11 dhjetor dhe 6 mars.” – tha Berisha.