Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Nuk jepen sinjale bashkimi me atmosferë pushtimi siç bën Berisha, të tërhiqet siç bëri Basha


Kreu i komanduar i PD-së Alibeaj ka deklaruar pas përfundimit të grupit parlamentar se nuk mund të jepen sinjale bashkimi në selinë blu nën atmoferë pushtimi duke denoncuar sjelljen dhe praninë e ish-kryeministrit Berisha në këtë mbledhje.

Ai theksoi se PD duhet të japë sinjale bashkimi e që kjo të ndodhë duhet që Berisha të tërhiqet njësoj siç ka bërë më herët ish-kreu Basha.

“Qëndrimi është i qartë për këdo. Kjo është një atmosferë pushtimi dhe ndodhi që pas vendimit të gjykatës që do apelohet. Ne duhet të gjejmë spiralen e bashkimit, këto 7 muaj është përdorur një gjuhë dhune linçimi dhe duhet të jepen sinjale bashkimi. Po sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë siç bën z.Berisha që vjen në mbledhje ndërkohë që nuk është pjesë e grupit parlamentar. Ka një vendim të Kuvendit më 10 shtator që ka bërë konstituimin e grupit parlamentar e Berisha nuk është pjesë e tij. Duhet ndërprerë menjëherë gjuha linçuese, proceset paralele që zhvillohen thellojnë ndasinë dhe nuk japin sinjale bashkimi. Duhen ndërprerë këto procese që demokratët në bazë të bashkohen e ku është hapi i parë drejt bashkimit. Që të jemi fitues duhet që ashtu siç u largua edhe z. Basha duhet që edhe Berisha të bëjë këtë tërheqje. Jo si kusht por si rrjedhë logjike.”