Vendosni fjalën kyçe....

Profil/ Kush është gazetarja britanike që jeton në Shqipëri dhe kritike e qeverisë


Alice Taylor është një gazetare nga Anglia e cila ka zgjedhur të jetojë një Shqipëri.

Përveçse  është gazetare, Taylor është edhe shkrimtare, aktiviste dhe blogere, e cila është diplomuar për drejtësi.

Në Shqipëri ajo vendosi për të qëndruar pas një vizite për pushime dhe në një intervistë për Blitz.al shprehet se vendosi për të jetuar këtu për shkak se e tërhoqi kultura dhe njerëzit.

Gjithashtu Taylor në Shqipëri ka gjetur edhe partnerit e saj, Ergys Hoxha me të cilin pret një fëmijë.

Taylor është edhe aktiviste e cila mbron të drejtat e grave dhe mjedisit dhe nëpërmjet blogut të saj The Balkanista shkruan qëndrimet e saj

Pas qëndrimit në Shqipëri Taylor shkruan shpesh për problematikat në vendin tonë dhe ditët e fundit ajo është bërë e njohur pasi në disa portale pranë qeverisë e akuzuan për lidhjet ruse.

Në artikujt e saj në mediat shqiptare, Taylor përveç promovimit të bukurive të vendit ajo shpesh herë pasqyron edhe problematikat në vend. Së bashku me një gazetare shqiptare Taylor raportoi për abuzimit me fëmijët në kopshtet publike në Tiranë.

Ditët e fundit ajo u kritikua për shkak se mbajti qëndrim kundër qeverisë për situatën në vend dhe shpërthimin e protestave opozitare.

Sot ajo në një postim në Twitter, lajmëroi se autoritetet shtetërore i kishin anuluar lejen e qëndrimit për të cilën Talor shkroi se erdhi për shkak të kritikave ndaj qeverisë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *