Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit shkon në PD


Komisioni i Rithemelimit të PD-së është mbledhur mbrëmjen e sotme në selinë blu për një tjetër mbledhje, ashtu siç ishte njoftuar më herët.

Mbledhja do jetë me dyer të mbyllura ndërsa vjen teksa paraditen e sotme komisioni shkoi në selinë blu ku u takuan me nënkryetarin e PD-së Alibeaj e Sekretarin e Përgjithshëm Bardhi.

Më herët Berisha mbajti një konferencë shtypi ku ftoi demokratët të bashkohen e t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit në funksion të forcimit të PD-së e luftës opozitare në vend kundër qeverisë Rama.

Alibeaj nga ana e tij tha pas takimit se PD-ja nuk mund të ecte para me një person ‘non grata’ si Berisha duke thënë se bashkimi mund të ndodhë vetëm nëse Berisha tërhiqet njësoj si Basha.