Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës njeh statutin e 11 dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit zyrtarisht drejton PD-në


Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike të Kuvendit të 11 Dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjykata Civile e Tiranës ka nisur sot në orën 10:30 seancën gjyqësore për të diskutuar mbi statutin e miratuar më 11 dhjetor. Gjyqtari që shqyrtoi çështjen është Agron Zhukri. Edhe pse ky i fundit nuk pranoi të merrte përsipër çështjen duke dhënë dorëheqjen, kjo kërkesë iu refuzua.

Kujtojmë se në Kuvendin e 11 Dhjetorit u shkarkuan drejtuesit e PD-së. Kështu me njohjen e statutit të ri, janë shkarkuar strukturat drejtuese të PD-së dhe Komisioni i Rithemelimit merr drejtimin e Partisë Demokratike. Po ashtu sipas Gjykatës së Tiranës, do të njihet dhe logoja e re e PD-së,.

Duke iu referuar Kuvendit të 11 Dhjetorit, të gjitha strukturat e PD-së së drejtuar deri pak ditë më parë nga Lulzim Basha, kanë rënë.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës doli në një prononcim për mediet përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso.

Ai deklaroi se gjykata i ktheu vulën dhe selinë demokratëve duke njohur shkarkimin e Lulzim Bashës dhe Kryesisë së PD-së.

 “Gjykata vendosi t’u kthente demokratëve partinë e tyre, selinë siglën dhe simbolet e marra peng. Sot Gjykata u ktheu demokratëve partinë e tyre, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit.

Gjykata njohu shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mosnjohjen e konstituimit të Kryesisë dhe Sekretariatit. U njoh Komisioni i Rithemelimit deri në Kuvendin e ardhshëm të 30 prillit. Është certifikuar ajo që kemi thënë që firmat ishin aty. Është një vendimarrje e vonuar sepse duhet të ishte marrë para 1 muaji, por më mirë vonë se kurrë.”– tha Kaso.