Vendosni fjalën kyçe....

Stoltenberg i prerë: NATO nuk do të vendosë trupa në Ukrainë për të shmangur luftën me Rusinë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar në një konferencë për shtyp se NATO nuk do të dërgojë forca në Ukrainë, sepse sipas tij kjo do të çonte në një konflikt të plotë me Rusinë.

“Në të njëjtën kohë, ne kemi një përgjegjësi për të siguruar që konflikti në Ukrainë të mos bëhet një luftë e plotë midis NATO-s dhe Rusisë.”– tha Stoltenberg, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me propozimin e Polonisë për të dërguar një mision paqeruajtës në Ukrainë.

“Ne nuk do të vendosim trupa në terren në Ukrainë, sepse e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të përgatitemi për t’u përfshirë në një konflikt të plotë me trupat ruse.”- tha ai sipas TASS.

Stoltenberg shtoi se NATO nuk duhet të lejojë një përshkallëzim edhe më të madh të konfliktit në Ukrainë.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka mundemi për të mbështetur Ukrainën dhe unë mirëpres ofertat konkrete të ndihmës të bëra nga aleatët sot. Në të njëjtën kohë, ne kemi përgjegjësinë të sigurojmë që konflikti të mos përshkallëzohet më tej, sepse kjo do të ishte edhe më shumë e rrezikshme dhe më shkatërruese.”– tha Stoltenberg, duke theksuar se vendosja e trupave të NATO-s në Ukrainë do të rezultonte në një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake me Rusinë.