Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në një banesë në Vaun e Dejës


Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër. Mësohet se një sasi e tritoli është vendosur në banesën e një 66-vjeçari, ku për fat të mirë nga incidenti nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia thotë se po punon dhe mbledh prova për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

“Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.

Vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.