Vendosni fjalën kyçe....

Ngordhja e mbi 350 mijë pulave nga gripi i shpendëve, prokuroria e Durrësit nis hetimet


Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me ngordhjene  mbi 350 mijë pulave nga gripi i shpendëve.

Organi i akuzës e ka regjistruar hetimin penal si ndaj kompanive private ashtu edhe ndaj zyrtarëve publikë, shkruan Shqiptarja.

Hetimet po kryhen për shkeljen e rregullave të karantinës dhe për shpërdorim detyre.

Ndërkohë sipas referimit në prokurori të rastit nga sasia e pulave të ngordhura, 175 mijë i përkasin kompanisë Rea, ndërsa sasia tjetër kompanive AIBA dhe Ovital.