Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky në Parlamentin italian: Mos u bëni resort për vrasësit


Gjatë një komunikimi me Parlamentin italian të mbajtur më herët ditën e sotme, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bëri thirrje që Italia të ngrijë të gjitha asetet e elitës ruse dhe të shpallë një embargo të plotë tregtare, përfshirë naftën.

“Ju e dini shumë mirë se kush urdhëron trupat të shkojnë në luftë dhe kush e propagandon këtë. Pothuajse të gjithë e përdorin Italinë si një vend pushimi. Mos u bëni resort për vrasësit.”– u kërkoi ai deputetëve italianë, sipas BBC-së.

“Ngrini të gjitha pronat, llogaritë dhe jahtet e tyre. Ngrini të gjitha pasuritë e atyre që kanë ndikim, le ta përdorin për paqen. Mbështetni sanksionet kundër Rusisë, një embargo të plotë tregtare, duke filluar nga nafta.”

Ai gjithashtu kërkoi nga Italia që të ndalojë anijet ruse të hyjnë në portet italiane dhe të sanksionojë të gjitha bankat ruse.

“Kjo luftë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Të rivendoset paqja. Largoni trupat e armikut nga Ukraina. Kryeni çminimin dhe rindërtimin. Rindërtimi i Ukrainës pas kësaj lufte. Së bashku me ju, së bashku me Italinë. Së bashku me Evropën. Së bashku, në Bashkimin Evropian.”– shtoi ai.