Vendosni fjalën kyçe....

U kapen 10 thasë me kanabis në makinë, ndalohen dy të rinj në Mirditë


Dy persona janë arrestuar nga Mirditë pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonin u janë kapur 10 thasë me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Në pranga kanë përfunduar 28-vjeçari Roland Lala, banues në Zall Dardhë të Dibrës e 28-vjçari Kleon Zeneli, banues në Kamzë.

Ata janë ndaluar teksa udhëtonin me mjetin tip ‘Opel’ në Jezull të Mirditës.

Më tej policia ka kontrolluar banesën e Lalës në Zall Dardhë ku ka gjetur 1 armë zjarri ‘Kallashnikov’, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion luftarak.