Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen tre të rinj në Ishëm, kultivonin dhe shisnin kanabis


Policia e Durrësit ka arrestuar tre shtetas të cilët u kapën në flagrancë në fshatin Ishëm, pranë vendit ku kishin kultivuar 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vazhdën e operacioneve kundër krimeve në fushën e narkotikëve, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Ishmi”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

  1. L., 21 vjeç, E. L., 26 vjeç (kushërinj) dhe K. D., 21 vjeç, të tre banues në Mamurras.

Këta 3 shtetas u kapën në flagrancë në fshatin Ishëm, pranë vendit ku kishin kultivuar 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në disa doza të gatshme për shitje.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.