Vendosni fjalën kyçe....

Ndihmësi i Zelenskyt fajëson ish-presidentin Poroshenko për konfliktin me Rusinë


Një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Alexey Arestovich, tha të shtunën se ish-presidenti Petro Poroshenko është pjesërisht përgjegjës për konfliktin e vazhdueshëm me Rusinë.

Zyrtari drejtoi gishtin ndaj vendimit të Poroshenkos për të vendosur aspiratat për t’u bashkuar me NATO-n në Kushtetutën e vendit.

Klauzola, që përshkruan rrugën e Kievit për t’u bërë një anëtar i plotë i BE-së dhe NATO-s, u shtua në Kushtetutën e Ukrainës në shkurt 2019 dhe pak para zgjedhjeve presidenciale.

Ndërsa masa ishte një marifet i pastër marketingu për ish-presidentin, doli të kishte pasoja afatgjata, tha Arestovich për mediat lokale.

“Kur Poroshenko e prezantoi këtë, ishte teknologjia e tij personale e marketingutb parazgjedhor. Ai e dinte që më parë se NATO nuk do të na pranonte kurrë. Ata që e miratuan atë kanë një pjesë të përgjegjësisë për atë që po ndodh tani në Ukrainë.” – tha ai, duke nënkuptuar deputetët ukrainas që e mbështetën klauzolën. Ndryshimi kushtetues mori mbështetje dërrmuese në atë kohë me 334 nga 450 deputetë që votuan për të.