Vendosni fjalën kyçe....

Shiu shuan të gjitha vatrat e zjarrit në vendin tonë


Shiu i rënë në orët e fundit në vendin tonë ka sjellë edhe shuarjen e vatrave të zjarrit në pyjet dhe malet e Shqipërisë.

Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur “Godull”, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar.

Por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij. Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka pasur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri. Nga ana tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me shkallën e dëmit nga zjarri.

Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 ha shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave, duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *