Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në aksin Tepelenë-Përmet, humb jetën 30-vjeçari plagoset një tjetër


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Përmet nga i cili ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i cili doli nga rruga.

Shtetasi Sh.Ç banues në fshatin Seniçan në Përmet duke udhëtuar me makinën e tij së bashku me 22-vjeçarin A.Ç dolën nga rruga. Për pasojë 30-vjeçari humbi jetën ndërsa 22-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në aksin rrugor Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit “Varibop”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”-njofton policia.