Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Paketa e ndihmës është cinike dhe qesharake, qeveria është bërë zëdhënëse e kompanive


Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Kjo Javë” në News24 e cilësoi paketën e ndihmës nga qeveria si cinike dhe qesharake.

Berisha tha se qeveria është bërë zëdhënës i kompanive duke paralajmëruar rritje çmimesh.

Berisha tha se nëse do ishte ai kryeministër ai do hiqte TVSH-në për energjinë.

E kam parë si reagimin më të ligjshëm ndaj një spekulimi të pashembullt, pasojë e mungesës së shtetit ligjor. Hijet e luftës kanë pasur ndikim në çmime, por në asnjë vend nuk ka patur protesta për faktin e vetëm se çdo qeveri e kujdesshme ka qenë mburojë për qytetarët. Në Shqipëri çmimet njohën rritje si në asnjë vend tjetër të Europës, çmimi i naftës tejkaloi nivelet. Qeveria bëhet zëdhënës i kompanive duke paralajmëruar rritje çmimesh. Paketa e qeverisë është cinizëm. Të gjitha vendet po japin ndihma ndaj qytetarëve me paketat e tyre. Shteti për këtë është, të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët. Me 30 mijë lekë të vjetëra nuk ndërhyn asgjë.  Unë do të hiqja TVSH-në për energjinë“-deklaroi Berisha.