Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nuk pranoj ndërhyrje për të na diktuar kush do kandidojë për PD-në, SHBA-të po drejtohen nga moshatarët tim


Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” deklaroi se nuk pranon asnjë ndërhyrje nga askush për t’i diktuar se kush do jetë drejtuesi i ardhshëm i Partisë Demokratike.

Berisha tha Elmar Brok i cili ka bashkëpunuar me Bashën dhe i kishte thënë se në Bruksel dhe Uashington kanë një problem për moshën e Sali Berishës.

Përgjigjja e Berishës për këtë ishte se SHBA-ja po drejtohet nga President në moshën e tij.

Gjithçka përcaktohet nga qëndrimi i votës së lirë. Basha është shkarkuar nga referendumi i 11 dhjetorit. Në nuk kemi përjashtime ai do të ketë të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet e sa nëse do pranojë votën e lirë. Nuk ka pasur negociata, ka pasur zhvillim, një personalitet i rëndësishëm, Elmar Brok, që ka bashkëpunuar me Bashën erdhi në Tiranë. Pasi diskutuam në takimin e parë, më thotë Sali në Uashington dhe Bruksel ka një problem, më thonë se Berisha është në moshë për këtë detyrë. Përgjigja ime ishte: I dashur mik, rikthimi nuk ndodh pse do, ka të bëjë me një tërësi faktorësh që ndodh shumë rrallë në histori dhe vetë fakti që ndokush mendon se kush duhet apo nuk duhet të jetë kryetari i PD , më bën të vrapoj të kandidoj dhe të mos pranoj asnjë ndërhyrje të cilitdo për të na diktuar kryetarin e partisë, sepse partia ime duhet të jetë sovrane. Dhe tjetra sot botën e drejtojnë bashkëmoshatarë të Berishës. Pse tjetër është mosha për një amerikan dhe tjetër për një shqiptar. Mua mosha nuk më shqetëson aspak, por më ka pasuruar dhe Berisha kësaj here do të bëjë gjithçka për të projektuar mandate më të mira”-deklaroi Berisha.