Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina: Që nga fillimi i luftës kemi vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë


Ndërsa hyjmë në ditën e 23-të të pushtimit rus, ministria e mbrojtjes e Ukrainës në përditësimin e saj të përditshëm në “Facebook” thotë se rreth 14 mijë 200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Përcaktimi i numrit të saktë të viktimave nga secila palë nuk është i njëjtë, me Rusinë dhe Ukrainën që pretendojnë të dhëna dhe humbje jashtëzakonisht të ndryshme.

Në një përditësim të rrallë më 3 mars, Rusia pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime, por që atëherë ky vend ka mbetur i heshtur për publikimin e shifrave të tjera.

Ndërkohë siç shkruan BBC, zyrtarët amerikanë thanë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7 mijë dhe me deri në 14 mijë të plagosur.

Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar gjithashtu:

450 tanke

93 avionë

112 helikopterë

dhe ka çaktivizuar 43 sisteme kundërajrore.