Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas vendimit të GJND-së: Tregoi se sulmi ishte i pajustifikuar, Shqipëria në krah të Ukrainës


Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusisë të ndalojë sulmet në Ukrainë.

Meta thotë se GJND-ja konfirmoi se bashkësia ndërkombëtare është në unison se agresioni është i pajustifikuar dhe i paprovokuar.

Presidenti Meta thekson se Shqipëria mbetet në krah të Ukrainës dhe në mbështetje të luftës së saj në mbrojtje të pavarësisë dhe integritetit territorial.

Përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.

Duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GjND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar.

Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina.

Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave europiane”-shkruan Meta.