Vendosni fjalën kyçe....

Tony Blair në Tiranë, Arben Ahmetaj publikon fotot nga takimi me të


Ish-kryeministri britanik Tony Blair i cili ndodhet në Tiranë, ka zhvilluar një takim me zv.kryeministrin dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetajn.

Ka qenë ky i fundit që e ka bërë të ditur këtë, por pa zbuluar detaje nga ky takim.

“Me ish-Kryeministrin britanik dhe mikun e mirë Tony Blair.”– shkruan Ahmetaj, ndërsa ndan disa foto nga takimi me ish-kryeministrin britanik.

Më herët sipas raportimeve në medie, edhe kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Blair në vilën qeveritare.

Biseda mes Ramës dhe Blair ka zgjatur pak minuta, por nuk ka më shumë informacione rreth këtij takimi. Kjo nuk është hera e parë që ka një takim mes Ramës dhe Blair, pasi ky i fundit ka qenë edhe këshilltar i tij.