Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrohet banda e hajdutëve në Itali, arrestohen 6 shqiptarë


Më shumë se 20 vjedhje në 3 muaj, në disa raste edhe grabitje të dhunshme, ku në një prej tyre plagosën me thikë viktimën.

Skuadra operacionale e policisë së Bolonjës ka bërë të mundur arrestimin e 6 personave, të gjithë shqiptarë, të cilët funksiononin si bandë.

Mes gushtit dhe tetorit të vitit të shkuar, banda e specializuar e vjedhjeve kishte bërë të mundur të kryenin grabitje me vlerë që i kalon 250 mijë eurot në zonat e Bolonjës, Casalecchios, Castenasos dhe Granarolos, raporton Imolaoggi.

Policia mbërriti në gjurmët e bandës duke ndjekur një dyqan floriri që blinte produkte të vjedhura.

Ridvan Kerci, ditëlindja 1988

Elton Mhilli, ditëlindja 1993

Daniel Lleshaj, ditëlindja 1997

Mark Pergjeci, ditëlindja 1993

Rudolf Plishta, ditëlindja 1987

Erjon Trashaj, ditëlindja 1994


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *