Vendosni fjalën kyçe....

Aksion i policisë italiane ndaj bandës së drogës, ndalohet edhe këngëtarja Elsa Lila


Policia italianë ka lëshuar 13 urdhërarreste gjatë një aksioni kundër një bande italo-shqiptare që akuzohet për trafikun e shitjen e drogës.

Mes të arrestuarve është edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila, e cila dyshohet si pjesë e grupit në rolin e llogaritares.

Deri tani janë ekzekutuar 9 urdhërarreste ndërsa aksioni po zhvillohet nga policia e Romës dhe Viterbos pas urdhrit të firmosur nga prokurori i Romës.

Mes 13 të dyshuarve është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si ‘Titty’, shkruan Repubblica.