Vendosni fjalën kyçe....

“Afera korruptive 295 milionë euro, si do grabitemi me rrugën Milot-Balldren që iu dha ish-deputetit socialist” – PD


Partia Demokratike ka demoncuar koncesionin Milot-Balldren.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Tabaku dhe drejtuesja e departamentit të antikorrupsionit në PD, Pelinku, argumentuan të gjitha shkeljet e bëra nga qeveria Rama lidhur me këtë segment, për të ciln thanë është se është një nga aferat më të mëdha korruptive në vend.

“Kjo është një nga aferat më të rënda korruptive, të cilën PD e ka denoncuar që shtatorin e vitit të shkuar. Bëhet fjalë për projektin 260 milionë euro të rrugës prej 17 kilometrash Milot-Balldren, ku qytetarët duhet të paguajnë 16 milionë euro për kilometër. Vlera e saj mund të rritet duke e kthyer atë në aferë korruptive. Afera është pothuajse e ngjashme me aferën e Unazës së Re. Ky projekt iu dha me ofertë të pakërkuar një kompanie të vogël të ish-deputetit të PS-së, Agim Kola. Është detyrë e prokurorisë të zbulojë se kush është përfituesi i vërtetë. ” – tha Tabaku.

Më tej Tabaku shpjegoi të gjitha shkeljet easaj që e cilësoi si një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë Rama.

“Në projekt kostoja e kësaj rruge u parashikuar 113 milinë euro. Më pas tenderi u hap me 50 milionë euro më shumë duke e çuaer vlerën në 161 milionë euro duke lënë mundësi në dokumentet e tenderit që kostoja të shkonte më shumë. Në kontratën e depozituar në parlament të enjten, kostoja shkon në 260 milionë euro. Në pagesat që nisin në vitin 2021 dhe përfundon në 2032 është në total 295 milionë euro. Shteti shqiptar ka lënë hapëirë deri në 295 milionë euro. Kjo kontratë i lë kompanisë mundësinë që me kërkesën e saj kosto të ndryshojë.” – theksoi Tabaku.

Më tej ajo theksoi se kjo kontratë do jetë pjesë e ligjit antimafia sapo PD-ja të vijë në pushtet dhe cilido që ka firmosur do mbajë përgjegjësi ligjore.