Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Qytetari shqiptar që më nisi faturën e energjisë nga Italia më shkuajti prapë, më tha çfarë janë këta


Kryeministri Rama ka pohuar sot se rritja e çmimeve në vend ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë.

Gjatë një  bashkëbisedimi me qytetarët e Durrësit kreu i qeverisë tha se ata që e kanë instrumentalizuar protestën e qytetarëve kanë bërë turpin më të madh.

Ai pohoi gjithashtu se qytetari shqiptarë që jeton në Firence që i nisi faturën e energjisë ditën e djeshme, i kishte shkruar sërish sot.

“Nëse rritja e çmimeve vjen si rezultat i pangopësisë, vjedhjes nga ana e qeverisë siç thuhet paturpësisht. Rritja vjen si shkak i luftës në Ukrainë. Dhe këtë e ka sjellë lufta duhet të jesh krejt i papërgjegjshëm që ta mohosh. Dhe ata që e instrumentalizuan këtë gjë bënë turpin e madh. Në këtë luftë ne jemi në krahun e atyre që janë të kërcënuar të pastrohen etnikisht nga territori. Kur u kërcënuam ne, të tjerët bënë për ne aë që ne duhet të bëjmë sot për të tjerët. Ne e kemi aftësinë për të qenë solidarë. Më shkruajti dje një qytetar që jeton në Itali dhe pastaj nisën këto mediat gjoëvënëse duke nxjerrë fatura të tjera. Më shkruante ai i shkreti sot në mëngjes çfarë janë këta.” – tha Rama.