Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 2.8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që prej nisjes së sulmit rus


Më shumë se 2.8 milionë ukrainas kanëlënë vendin që prej nisjes së sulmit të Rusisë ndaj vendit.

Gjithnjë e më shumë qytetarë po largohen mes korridoreve humanitare të krijuara së fundmi pas bisedimeve Moskë-Kiev.

Një pjesë e madhe e tyre kanë shkuar në Poloni dhe në vendet e tjera kufitare.

Në ditën e 19-të të luftimeve në vend numri i viktimave dhe i të lënduarve sa vjen e rritet ndërkohë që ka ende shifra të besueshme lidhur me atë që po ndodh në terren për sa i përket numrit të të vrarëve.

Ndërkohë dëmet materiale janë të pallogaritshme.