Vendosni fjalën kyçe....

Sot protestë në Tiranë në 11:00


Sot në orën 11 të paradites është lajmëruar një protestë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve të karburanteve e ushqimeve.

Kjo është dita e katërt e protestës që ka përfshirë disa nga qytetet kryesore të vendit si Tirana, Durrësi, Shkodra, Berati, Korça, Lezha, Rrësheni, Laçi e Bulqiza.

Gjatë protestave ka pasur të shoqëruar nga ana e policisë, që u ka kërkuar qytetarëve që të lirojnë rrugët pasi kjo përbën vepër penale.

Mbrëmjen e djeshme qytetarët bllokuan zonën e Zogut të Zi po me ndërhyrjen e policisë e liruan atë.