Vendosni fjalën kyçe....

Zaho, djali i vogël i Ramës nis sot klasën e parë



Djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho, do të ulet sot për herë të parë në bankat e shkollës, pasi sot nis klasën e parë.
Rama ka publikuar një foto të të birit me çantë në shpinë, ndërsa në duar mban një tufë me lule për mësuesen e tij.

“Dita e parë emocion i rrallë.
Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm.
Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë.”-shkruan kryeministri.

Më herët Rama publikoi një mesazh urimi për të gjithë nxënësit e mësuesit, të cilëve u thoshte se shëndeti është në plan të parë.

“MIRËMËNGJES
duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira”– shkruante Rama, i cili e shoqëroi mesazhin e tij me disa foto që dëshmojnë realitetin e ri në shkolla, në kohë pandemie.