Vendosni fjalën kyçe....

Nis protesta në Lezhë, qytetarët bllokojnë rrugën Tiranë-Lezhë, përplasen me policinë


Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në rrugën Tiranë-Lezhë dhe në kryqëzimin e Shënkollit duke bllokuar rrugën.

Teksa në qytetet e vendit pritet të rinisin protestat kundër rritjes së çmimit të karburanteve e ushqimeve në Lezhë qytetarët janë përplasur me policinë që u ka kërkuar të lirojnë rrugën.

Ditët e fundit ka pasur dhjetëra të shoqëruar e proceduar penalisht në mbarë vendin lidhur me protestat.