Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Tsipras uron Zaev: Hap i madh drejt suksesit tonë


Për votimin me 80 vota pro për ndryshimet kushtetuese  në Maqedoni ka reaguar edhe kryeministri grek, Alexis Tsipras. Kryeministri grek  uroi homologun e tij në Shkup Zoran Zaev për këtë nismë të re. 

“Urime miku im Zoran Zaev ! Vota e sotme është një hap i madh drejt suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm drejt të ardhmes paqësore dhe me prosperitet për qytetarët tanë”, shkruan Tsipras në një mesazh në Twitter.

Qeveria e Maqedonisë ia doli mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik. Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese.

Duhet të themi se deputetët që votuan pro nismës për ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë janë përjashtuar nga partia VRMO-DPMNE . 8 deputetë që dje kanë votuar pro këtyre ndryshimeve kushtetuese janë përjashtuar nga partia.

“Tetë deputetë të opozitës kanë tradhëtuar dëshirën e qytetarëve pasi ata janë kushtëzuar dhe kërcënuar. Ju janë ofruar edhe para. Desha t’i falemnderoj deputetët që nuk ranë preh të kërcënimeve dhe kushtëzimeve. Jo të gjithë pranuan frikë. Unë nuk mund t’i arsyetoj ata që ikën nga rruga e Maqedonisë”, theksoi Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *