Vendosni fjalën kyçe....

Basha deklaron ndryshe nga deputetët: Grupi Parlamentar nuk kërkoi “kokë turku”. Jam në dispozicion të zgjidhjes për bashkim të partisë


Kryetari i Parisë Demokratike Lulzim Basha në deklaratën për mediat pas 5 orë mbledhje në selinë blu me Grupin Parlamentar tha se deputetët nuk kërkuan “kokë turku”.

Me këtë deklaratë, Basha bie në kundërshtim me deklaratat e disa deputetëve që i kanë kërkuar që ai të dorëhiqet.

Basha tha se do vihet në dispozicion të cilësdo zgjidhje që bashkon partinë por nuk pranoi se do japë dorëheqjen.

Grupi pati një debat të gjatë sot. Do bëjmë gjithçka për të përbashkuar Partinë Demokratike. Ndaj ndava me Grupin Parlamentar vënien time në dispozicion të zgjidhjes për përbashkimin e Parisë Demokratike. Sot grupi Parlamentar ka bërë një analizë për zgjedhjet. Nuk ka kërkuar as koka turku as justifike. Për mua gjëja më e rëndësishme është Bashkimi i PD-së. Do bëj gjithçka çkam në dorë”-deklaroi Basha.