Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Turqia: Ata që protestojnë s’janë populli po e njëjta pakicë e zhurmshme, non gratat e shpallur e të pashpallur po manipulojnë njerëzit


Kryeministri Rama ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha e presidenti Meta se qndrojnë pas protestave që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh.

Në një postim në Twitter nga Turqia ai shkruan se ato janë një përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës për të manipuluar njerëzit.

Kreu i qeverisë thekson se ata që kanë dalë të protestojnë nuk janë populli po një pakicë e zhurmshme.

“Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!” – shkruan Rama.

Teksa kryeministri Rama shkruan se pas protestuesve qëndrojnë ish-kryeministri Berisha e presidenti Meta vlen të theksohet se mes emrave të spikatur të protestave të zhvilluara në Tiranë janë aktivisti i shquar Adriatik Lapaj, aktori Florian Binaj, gazetari Marin Mema etj.

Madje Lapaj pohoi sot se kishte marrë kërcënime pas protestave por theksoi se nuk trembet dhe se do vijojë të protestojë për hallin e qytetarëve.